Kreu i diplomacisë greke, Jorgo Gjerapetriri ka deklaruar sot se vendi i tij nuk ka në plan të marrë pjesë në mbështetjen e garancive të sigurisë për Ukrainën, duke e quajtur situatën si një “ankand gjeopolitik dhe oportunizëm”.
Gjerapetriri deklaroi “është pozitive që ka lëvizshmëri dhe dukshmëri për hapat e ardhshëm me një takim të mundshëm të presidentëve të Ukrainës dhe Rusisë, si dhe se Shtetet e Bashkuara synojnë të mbështesin garancitë e sigurisë së Ukrainës”.
“Greqia, si një qëndrim parimor, do të këmbëngulë në qëndrimin e saj bazë për zbatimin universal të së Drejtës Ndërkombëtare dhe paprekshmërinë e kufijve të secilit shtet”, vuri në dukje ai.
“Ne nuk do të përparësojmë asnjë përfitim transaksional kalimtar mbi arkitekturën e sigurisë së pasluftës të formuar nga e drejta ndërkombëtare, duke marrë pjesë në një ankand gjeopolitik”, shtoi ai.
“Nëse e drejta ndërkombëtare braktiset sot në favor të një politike të jashtme transaksionale, si, në të vërtetë, mund ta thirrim atë si një mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mbi çështjet kryesore kombëtare? Politika e jashtme kërkon njohuri dhe reflektim dhe jo sipërfaqësi dhe oportunizëm”, përfundoi z. Gerapetritis.