Një grup priftërinjsh shqiptarë kanë mbajtur një meshë në gjuhën shqipe në Manastirin e Deçanit në Kosovë.
Video është postuar në rrjetet sociale, me pretendimin se ka ndodhur në datën 28 gusht të këtij viti.
Priftërinjtë këndojnë shqip brenda Manastirit, që sipas rrëfenjave, dikur i shërbente shqiptarëve ortodoksë të kësaj krahine, ndërsa sot e konsiderojnë si “pjesë e trashëgimisë serbe në Kosovë”.
Personi që e ka shpërndarë këtë video shkruan:
“Manastiri i Deçanit në Kosovë, shqiptarët ortodoksë këndojnë në shqip, dy ditë më parë. Nuk shqetëson askënd, njerëzit jetojnë normalisht. Realiteti në Kosovë në lidhje me bashkëjetesën e shqiptarëve dhe serbëve ka qenë gjithmonë i ndryshëm nga mënyra se si Beogradi e portretizon atë me histori për “serbët e rrezikuar” dhe “mbrojtjen e interesave kombëtare”.
Manastir Dečani na Kosovu, gosti pravoslavni Albanci pevaju na albanskom, pre dva dana. Nikome ne smeta, žive ljudi normalno. Realnost na Kosovu o suživotu Albanaca i Srba uvek je bila drugačija od onog kako je predstavlja Beograd sa pričama "ugroženosti Srba" i "zaštiti… pic.twitter.com/QKt3MErsUp
— Kosta Konstantinović 🇪🇺🇺🇦🇬🇪 (@KostaKonstan) August 30, 2025