Trump thirrje liderave evropianë: Ndaloni blerjen e naftës ruse!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u tha udhëheqësve evropianë të enjten se Evropa duhet të ndalojë blerjen e naftës ruse, e cila sipas tij po ndihmon Moskën të përfundojë luftën e saj kundër Ukrainës, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Trump iu bashkua një thirrjeje të vendeve të “Koalicionit të Gatshëm”, të udhëhequra nga Presidenti francez Emmanuel Macron, të cilët po takoheshin për të diskutuar mënyrat për të ndihmuar Ukrainën të zmbrapsë pushtuesit rusë.

“Presidenti Macron dhe udhëheqësit evropianë e thirrën Presidentin Trump në takimin e tyre të ‘Koalicionit të Gatshëm’.

Presidenti Trump theksoi se Evropa duhet të ndalojë blerjen e naftës ruse që po financon luftën – pasi Rusia mori 1.1 miliardë euro në shitje karburanti nga BE në një vit.

Presidenti theksoi gjithashtu se udhëheqësit evropianë duhet të ushtrojnë presion ekonomik mbi Kinën për financimin e përpjekjeve të luftës së Rusisë”, tha zyrtari.