Rama: I gjithë vendi do mbulohet me kamera sigùrie. Prindërit dhe drejtoria do kenë akses në video-regjistrimet e shkollave

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se tashmë e gjithë Shqipëria do të mbulohet në çdo cep me kamera sigurie për të evidentuar në kohë reale çdo shkelje të ligjit.

Transformimi teknologjik, një tjetër problem i madh. Na janë dashur muaj të tërë për të konkluduar në këtë sistem këtu, marrëveshjen më të rëndësishme për sigurinë me Emiratet e Bashkuara që tani më në fund u konkludua dhe që do të na japë mundësinë të kemi qytete inteligjente, mbulim me kamera inteligjente tërësisht nga rrugët, tek shkollat, brenda shkollës e klasës, për të na dhënë nivel sigurie të një standardi të lartë amerikan.

Rama tha se nëpër shkolla do të ketë një sistem video-regjistrimi brenda tyre.

Po kështu, pamjet do të mund t’i shikojnë edhe prindërit.

“Siguria më e lartë në shkolla ku do t’i vendoset drejtorive të shkollave dhe prindërve sistemi i regjistrimit për veprimtaritë brenda shkollës dhe do jetë i aksesueshëm në çdo rast nga Policia e Shtetit. Siguri më e lartë në mbrojtjen e territorit, plazheve, lumenjve, pyjeve përmes survejimit ajror me dronë dhe satelitorë, por na mungon edhe një komponent i fundit për ta bërë përfundimisht në kohë reale çdo cënim të territorit. Jo siç e kemi sot, që mund ta bëjmë në mënyrën periodike”, tha Kryeministri Edi Rama.