Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha denoncoi sot përmes një fotografie, ish-kryebashkiakun Vangjush Dako, duke pretenduar se ndodhej në kushte të privilegjuara në burg.
“Përshëndetje Dr, Vangjush Dako së bashku me drogaxhiun Ron Shqopa në qeli dhe me celular në dorë!”, shkroi Berisha në postimin që bëri xhiron në disa media online.
Por Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në një reagim për Top News ditën e sotme, konfirmoi se fotografia nuk ishte shkrepur në asnjë prej ambienteve të vuajtjes së dënimit në vend.