Batutat e Ramës me Macron për Donald Trump, reagon Shtëpia e Bardhë ekskluzivisht për Top News

Shtepia e Bardhë ka reaguar ekskluzivisht për Top News pas komenteve të kryeministrit Rama në formën e batutës për Presidentin Donald Trump, një shaka e bërë në praninë e Presidentit të Francës, Macron dhe Prësidentit të Azerbajxhanit, Alijev.

Gazetari Xhoi Malesia ka dërguar tre pyetje për godinën më të pushtetshme të botës. E pyetur nëse komentet e Ramës janë marrë në kontekst negativ ose ndikojnë në marëdheniet dypalëshe, Nënsekretarja e Shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Anna Kelly, ka patur një përgjigjie krejtësisht diplomatike.

“Presidenti Trump Ka bërë më shumë për stabilitetin global, se sa çdo lider tjetër në botë!”

Zyrtarja e lartë e komunikimit me mediat, ka qenë tejet e kujdesshme, duke i kujtuar Kryeministrin thjesht një fakt që Presidenti e përmend shpesh në daljet e tij publike: vullnetin pozitiv për të arritur marrëveshje paqeje.

Komentet e Ramës në prani të dy liderëve të tjere u përshkruan si tallëse nga disa prej mediumeve më prestigjoze të botës, por ishte vetë Kryeministri i cili përgënjeshtroi duke thënë se një moment gazmor është tjertërsuar me qëllime dashakeqësie. Vetë Rama përmendi gjithashtu rendimentin pozitiv te Trump per tu angazhuar ne zgjidhjen e konflikteve.

Batutat e Ramës me Macron për Donald Trump, reagon Shtëpia e

Përgjigja e Shtëpisë së Bardhë për Top News