“Nuk ishin kriminelë, por komandat të UÇK-së!”- Ish-presidenti Moisiu: S’kanë kryer krime, por kanë bërë detyrën më të lartë që njeh historia

Ish-Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka mbajtur një fjalim këtë të premte në protestën për UÇK-në, të zhvilluar në Tiranë.

Ai ngriti zërin kundër padrejtësive që po u bëhen udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ndodhen aktualisht në paraburgim në Hagë.

Moisiu theksoi se ushëheqësit e UÇK-së nuk kanë kryer krime, por kanë bërë detyrën më të lartë që njeh historia, çlirimin e Kosovës dhe mbrojtjen e popullit të vet.

“Besoj se drejtësia do bëj detyrën e saj dhe do jetë në krahun e katër vëllezërve të UÇK-së. Ata janë burgosur pa prova, me akuza të fabrikuara nga qarqe të errëta serbo-ruse, që përpiqen të njollosin luftën për çlirimin e Kosovës”, theksoi ai.

Në fjalën e tij, Moisiu kujtoi vizitën në Hagë në shtator të vitit 2022, ku bashkë me ish-presidentët Rexhep Meidani, Bamir Topi dhe Pandeli Majko, takuan ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.

Moisiu përfundoi fjalën me një thirrje për drejtësi: “Besoj se drejtësia do të bëjë detyrën e saj dhe do jetë në krahun e katër vëllezërve të UÇK-së.”

Alfred Moisiu: Të dashur qytetarë të Tiranës, të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Preshevës dhe Malit të Zi, sot jemi mbledhur këtu në zemër të Tiranës për të mbrojtur dinjitetin tonë kombëtar. Për të ngritur zërin kundër padrejtësisë që po i bëhet bijve më të mirë të Kosovës dhe kombit shqiptarë, luftëtarëve të UÇk-së që luftuan për lirinë e atdheut.

Në vitit 2022, me 29 shtator, bashkë me presidentët Rexhep Meidani, Bamir Topi, dhe Pandeli Majkon, ishim në Hagë për të takuar personalisht më Thaçin, me Krasniqin, Veselin dhe Selimin.

Në bisedë më këta burra, kuptova që ata trima nuk ishin frikësuar, por qëndronin të qetë dhe të gatshëm për t’u sakrifikuar, për të pastruar luftën e UÇK-së dhe popullit të Kosovës, nga njollat që padrejtësisht po përpiqen t’ua japin ata që nuk ua duan të mirën shqiptarëve.

Ata nuk kanë kryer krime, por kanë bërë detyrën më të lartë që njeh historia, çlirimin e Kosovës dhe mbrojtjen e popullit të vet. Besoj se drejtësia do bëj detyrën e saj dhe do jetë në krahun e katër vëllezërve të UÇK-së. Ata janë burgosur pa prova, me akuza të fabrikuara nga qarqe të errëta serbo-ruse, që përpiqen të njollosin luftën për çlirimin e Kosovës.

Lufta e UÇK-së u mbështet nga NATO dhe partner të rëndësishëm perëndimore. Zyrtarë amerikan po dëshmojnë pafajësinë e tyre, dëshmi të qarta se ata nuk ishin kriminalë, por komandat udhëheqës së UÇK-së për mbrojtjen e popullit të tyre.