FIFA ka publikuar sot renditjen e re të saj. Ashtu siç pritej, pas fitoreve të tetorit Shqipëria është pozicionuar në vendin e 61-të. Një ngjitje prej pesë vendesh nga hera e fundit.
Kosova ka vendosur rekord historik. Me shtatë pozicionet e përmirësuara, tashmë mban vendin e 84-t.
“Panorama Sport” kishte sjellë më parë edhe pozicionimet për vazot e “play-off”(jo si projeksion), në rast se renditjet aktuale të grupeve nuk ndryshojnë. Tashmë gjithçka është konfirmuar, sipas radhës, me renditjen e re të FIFA-s që u zyrtarizua, shkruan panoramasport.
SITUATA E PLAY-OFF PAS NDESHJEVE TË RAUNDIT TË 8
VAZO 1: Itali, Turqi, Ukrainë, Poloni
VAZO 2: Hungari, Skoci, Çeki, Sllovaki
VAZO 3: Shqipëri, Maqedoni, Bosnjë Hercegovinë, Kosovë
VAZO 4: Uells, Rumani, Suedi, Irlandë e Veriut