Një ngjarje tragjike ndodhi në Maliq, ku një banesë u përfshi nga flakët, duke i marrë jetën një 40-vjeçareje dhe djalit të saj 14 vjeç.
Mësohet se viktima kanë mbetur Merjeme Azisllari, nëna dhe Luka Azisllari, djali i mitur, 14 vjeç. E lënduar ka mbetur dhe vajza, 6 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.
Njoftimi:
Në vijim të informacionit të dhënë më parë, lidhur me zjarrin e rënë në banesën e shtetasit V. A., në bllokun nr. 3, Maliq, ju informojmë se:
Si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë dhe 14-vjeçari, ndërsa 6-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.