EMRAT/ SPAK sekuestron TELEFONAT e bashkëpunëtoreve më të afërta të Belinda Ballukut!

Mediat mësuan disa ditë më parë nga burime të sigurta pranë organeve të drejtësisë se SPAK ka nisur zyrtarisht hetimin penal ndaj Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në kuadër të një dosjeje të re që lidhet me dyshime për korrupsion dhe abuzime me tendera publikë.

Hetimi është futur në fazën aktive, ku mësohet se janë sekuestruar telefonat personalë dhe komopjuterët të dy prej bashkëpunëtoreve më të afërta të Ballukut, Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë, Viola Haxhiademi dhe Drejtoresha e Financave, Evis Mamaj.

SPAK ka ushtruar kontrolle edhe në banesat e tyre, në kërkim të dokumenteve, pajisjeve elektronike dhe provave që mund të ndihmojnë në zbardhjen e skemës së dyshuar të korrupsionit brenda ministrisë.

Hetimi synon “rrethin e brendshëm” të Ballukut

Haxhiademi dhe Mamaj janë konsideruar prej kohësh “dora e djathtë” e ministres Balluku, persona me akses të drejtpërdrejtë në proceset e tenderave, koncesioneve dhe kontratave shumëmilionëshe të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë./Syri