Kush është Bertil Aliaj, autor në masakrën e Çoles i dënuar me 35 vjet burg në mungesë

Policia e Vlorës ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë mbrëmjen e së shtunës në fshatin Gjorm, ku mbeti i vrarë 36-vjeçari Dalan Aliaj.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se autori është kushëriri i tij, Bertil Aliaj, i cili aktualisht është në kërkim dhe është i përfshirë më parë në Masakrën e Çoles.

Pas kryerjes së krimit, Bertil Aliaj është larguar drejt zonës malore përreth, ku dyshohet se fshihet.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po punojnë intensivisht për kapjen e tij, ndërsa Prokuroria po koordinon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.