Hansi Flick mund të largohet nga drejtimi i Barcelonës në fund të sezonit aktual. Është ky lajmi i bujshëm i “ABC”, që po bën bujë të madhe në Spanjë dhe jo vetëm.
Thuhet se Flick iu ka treguar bashkëpunëtorëve se po mendon të largohet në fund të sezonit aktual se “ndihet i lodhur” dhe i zhgënjyer me ambientin në skuadër dhe konkretisht me disa lojtarë në veçanti.
Thuhet se tekniku gjerman ndjen lodhje dhe pakënaqësi për shkak të sjelljes së disa lojtarëve, veçanërisht të Lamine Yamal.
Mungesa e përqendrimit në stërvitje dhe mosrespektimi i rregullave të vendosura nga stafi teknik janë ndër arsyet që kanë shtuar tensionin.
Një ndër rastet që ka acaruar Flick lidhet me përdorimin e makinave elektrike të klubit nga lojtarët, megjithëse ato janë të destinuara vetëm për stafin. Yamal thuhet se i përdor pa leje, pavarësisht udhëzimeve të trajnerit.
Po ashtu, udhëtimi i papritur i tij në Milano pas humbjes në “El Clasico” dhe disa deklarata të fundit kanë krijuar pakënaqësi në klub.