“KISHTE LlDΗJE lNTlME ME TË BIRIN”/
VRAU BASHKËSHORTEN DHE ΡLAG0Sl
DJALIN E SAJ, BURG PËRJETË PËR 47-
VJEÇARIN SHQIPTAR

Gjykata e Selanikut dënoi me burgim të përjetshëm një 47-vjeçar shqiptar i cili vrau gruan e tij greke. Ai u shpall fajtor për vrasje, tentativë vrasjeje kundër djalit të gruas dhe shkelje të ligjeve për armët.

Krimi u regjistrua mëngjesin e 1 dhjetorit të vitit 2024. 47-vjeçari i cili besonte se nënë e bir kishin një aferë, shkoi në shtëpi në orën 8 të mëngjesit i armatosur që t’i vriste. Sipas dëshmive të fëmijëve të gruas, atë ditë nuk pati grindje, megjithatë pati një skenë xhelozie dhe viktima i kërkoi atij të largohej nga shtëpia.

47-vjeçari mblodhi gjërat e tij dhe shkoi të qëndronte me vëllain e tij. Por doli që gjatë atyre katër ditëve ai kishte vendosur t’i merrte jetën gruas së tij dhe djalit të saj, me të cilët besonte se po kryente marrëdhënie.

I akuzuari deklaroi gjithashtu se e dinte që gruaja e tij kishte një lidhje me një burrë tjetër. Duke iu referuar asaj që kishte ndodhur disa ditë më parë, ai foli për shenjën në buzët e saj që ai pretendon se e kishte gruaja dhe kjo ishte ajo që “ndezi” dyshimet e tij.

Ai pretendoi se menjëherë pas vrasjes shkoi në polici për t’u dorëzuar, por pa e ditur saktësisht se çfarë kishte ndodhur, pasi ishte ngatërruar. Megjithatë, sipas deklaratës së tij në polici, ai kishte pranuar në atë kohë se donte të vriste nënën dhe djalin.