Sapo zbriti nga Barcelona! Kush e tr*dhtoi Gilmando Danin? Dalin detajet e tm*rrshme qe askujt nuk ua merrte mendja

Një atentat me armë zjarri mesditën e sotme pranë aeroportit të Rinasit, la viktimë 47-vjeçari Gilmando Danin, i cili sapo ishte kthyer në atdhe.

Gilmando Dani

Sipas burimeve, Dani ishte kthyer pak çaste para vrasjes nga Barcelona dhe në aeroport ishte pritur nga Muçi Shaljani, i cili mbeti i plagosur rëndë.

Dyshohet se autorët kishin informacion të saktë mbi lëvizjet e tyre dhe i kanë ndjekur deri pranë rrethrrotullimit afër Rinasit.

Në momentin kur Shaljani, që drejtonte një automjet tip Mercedes Benz S-Class, po largohej nga zona e aeroportit, ndaj tyre është hapur zjarr me breshëri automatiku.

Si pasojë e të shtënave, Gilmando Dani ka ndërruar jetë në vend, ndërsa Shaljani ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur disa pika kontrolli në rrugët dalëse të Tiranës dhe Fushë-Krujës.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se autorët janë larguar menjëherë pas ngjarjes me një automjet tip Toyota me targa greke, ndërkohë është raportuar se një mjet është djegur në fshatin Halil, në Krujë.

Rinas/Informacion paraprak

Rreth orës 14:20, te rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po lëviznin shtetasit M. Sh., rreth 40 vjeç dhe G. D., rreth 47 vjeç.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi G. D. dhe është plagosur shtetasi M. Sh., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetsore.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.