Dje iu ekzekututa ‘krahu i djathtë’ në Rinas, ja çfarë VENDIMI mori Emiljano Shullazi në burg!

I dënuari për grup të strukturuar kriminal, Emiljano Shullazi, nuk është paraqitur ditën e sotme në seancën gjyqësore për dosjen e njohur si “Revanshi”.

Mungesa e tij vjen një ditë pas vrasjes së mikut të ngushtë, Gilmando Dani, i cili u ekzekutua me breshëri kallahnikovi në rrethrrotullimin pranë aeroportit të Rinasit.

Gilmando Dani, i cili thuhet se kishte marrë kontrollin e rrjetit të mbetur të grupit, konsiderohej si “syri dhe veshi” i Shullazit jashtë qelisë.

Ai shihej si figura kyçe që mbante lidhjet midis anëtarëve të lirë të grupit dhe Shullazit, i cili prej vitesh ndodhet në qeli.

Deri më tani, nuk dihen ende arsyet e mungesës së Shullazit këtë të mërkurë në gjykatë, ndërsa mbetet e paqartë nëse ajo lidhet me çështje sigurie.

Kujtojmë se në dosjen “Revanshi”, e cila është produkt i një hetimi të gjerë të SPAK-ut, Shullazi akuzohet për përfshirje në plane për vrasje dhe veprimtari kriminale të organizuar.

Sipas informacioneve të bëra me dije më herët dhe njoftimit zyrtar të Prokurorisë, Emiljano Shullazi ka komunikuar me Tesilvan Basho, të cilit i ka kërkuar eliminimin e Durim Bamit.

Në të njëjtën dosje përmendet edhe Arben Ndoka, të cilit Shullazi i ka vënë në dispozicion informacionet mbi lëvizjet e Bamit.