Divorci i bujshëm/ Mira Konçi vjen në Shqipëri!

Ndarja e çiftit të njohur të muzikës shqiptare të viteve ’90, Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi, vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut. Pas lajmeve për divorcin dhe jetës së tyre të ndarë në SHBA, Konçi ka bërë së fundmi të ditur përmes rrjeteve sociale se është rikthyer në Tiranë.

Artistja ka marrë pjesë në disa evente dhe festa, ku është takuar me kolegë dhe figura të njohura të skenës. Megjithatë, nga postimet e saj në Instagram nuk rezulton të ketë pasur ndonjë takim me ish-bashkëshortin, Shpëtim Saraçi, i cili prej vitesh është kthyer të jetojë në Shqipëri.

Kujtojmë se mediat raportuan për divorcin e çiftit pasi ata hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami dhe fshinë fotot e përbashkëta. Thuhet se historia e tyre e ndarjes ka nisur që në periudhën kur ata kishin pak kohë që ishin zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./ilirianews.al