Tirana ka pritur samitin e Growth Plan “Our Pathway to the EU”, tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos.
Në fjalën e tij Kryeministri Edi Rama tha:
“Mirëse u rikthyet në Tiranë, qyteti ku besimi te Europa është kaq i madh, sa edhe një veteran i vjetër i BE, si një adoleshent në dashuri. Ballkani Perëndimor ka zgjedhur të ecë përpara së bashku, me udhërrëfyes drejt lirive dhe mundësive drejt tregut të përbashkët europian.
Më mirë vonë se kurrë, pas gjithë atyre shanseve kur trenat e bashkëpunimit u nisën dhe ne mbetëm në platformë. Më lini ta them ndryshe, Europa nuk është ndërtuar duke ndenjur në pritje por duke vepruar. Sot më lejoni të rendis disa fakte konkrete. 7 dyer, për tu çelur. Tarifat Roaming mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së do të përfundojmë në 2026.
Tashmë me finalizimin e bazës ligjore nga komisioni, ka një program që do i japë fund tarifave. Do të jetë suksesi ynë i ardhshëm pas SEPA. Roaming ka të bëjë me heqjen e një kufiri tjetër artificial. Një identitet një akses, një jetë digjitale në mbarë BE-në. Në 2027 do të jemi në pritje aty për BE-në. Pikalimet kufitare, nga pengesa në motorë zhvillimi. Kemi rënë dakord për 16 përparësi për kalimet kufitare”, tha Rama.