PPE e përfshin Shqipërinë në katër prioritetet globale: Integrimi në BE të kushtëzohet


Partia Popullore Evropiane (PPE) ka publikuar një video nga punimet e Asamblesë së Unionit Demokratik Ndërkombëtar (CDI), të mbajtur në Sao Paolo të Brazilit, ku merr pjesë si organizatë anëtare.

Në deklaratën e saj, eurodeputetja dhe Sekretarja e Përgjithshme e PPE-së, Dolors Montserrat, prezantoi katër përfundimet kryesore të përbashkëta të punimeve.

Një ndër katër pikat kryesore të prezantuara nga PPE lidhej posaçërisht me Shqipërinë.

Montserrat theksoi se procesi i integrimit europian të vendit duhet të mbetet i kushtëzuar nga respektimi i standardeve demokratike dhe garantimi i pavarësisë institucionale.

Në deklaratë theksohet:

“Ne insistojmë që anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian të kushtëzohet me ndalimin e rrëshqitjes demokratike dhe kapjes së mediave dhe drejtësisë, të kryera nga një lidership i lidhur me trafikun e drogës, krimin e organizuar dhe pastrimin e parave.”

https://www.instagram.com/dolorsmontserrat_/?utm_source=ig_embed&ig_rid=0fe9a2d4-84f0-4e29-80dd-7644b0427e65&ig_mid=0E6A23D9-552D-4372-BEDB-120FC28BD9E3