Operatori i Blerjeve të Përqendruara është kthyer në institucionin më të rëndësishëm në bërjen e tenderave. Të paktën deri më tani, para nismës së kryeministrit se “tenderat do t’i bëjë inteligjenca artificiale”.
Aktualisht, “inteligjenca” në fjalë ka një emër; Arlinda Pogaj, drejtoresha e OBP-së, e cila tenderon miliona euro çdo javë. Arlinda bën tendera ushqimesh, veshmbathjesh, medikamentesh apo për blerje të ndryshme produktesh.
Ajo është kthyer në epiqendrën e vetë funksionimit të shtetit, ku çdo ministër, drejtor, përgjegjës i ka “sytë” nga Arlinda për të parë se kë do të nxjerrë fitues të këtyre procedurave. Herë pas herë, e njëjta titullare kthen sytë edhe nga mediat, duke vënë kryqe dhe duke u “mburrur” se ka kursyer kaq e aq para.
Por, duke u mësuar të bësh tendera me vlera të mëdha, harxhon qindra mijëra euro për produkte që deri dje kushtonin dhjetëra mijëra euro. I tillë është edhe tenderi që ka analizuar redaksia e VoxNews, procedurë të cilëne ka hapur Operatori i Blerjeve të Përqendruara.

Faksimile: Tenderi që ka hapur Operatori i Blerjeve të Përqendruara për të blerë ushqim kafshësh
Ditët e fundit, në Agjencinë e Prokurimit Publik është parashikuar për t’u zhvilluar një tender për të blerë ushqim për kafshët. Natyrisht, çdo qenie e gjallë, meriton trajtim dhe kushte sa më dinjitoze. Por, kur shikon më pas vlerën e tenderit, natyrisht që lindin shumë dyshime.
Objekti i procedurës është “blerje ushqim koncentrat për qen dhe këlysh”. Ushqimi do të blihet për Institutin e Përgatitjes së Qenëve të Policisë. Deri më tani kemi parë me pikatore qen në aksionet policore, në aksionet për kapjen e armëve, drogës apo gjithçka tjetër.
Madje, edhe në kërkimet për njerëz të humbur apo gjithçka tjetër, shteti jonë lë shumë për të dëshiruar, aq sa 6 vite më parë kur Shqipëria u godit nga një tërmet i fortë, vendet fqinje erdhën edhe me qen që zbulonin vendndodhjet e personave nën rrënoja.
Por, le të mbetemi te tenderi në fjalë, pasi OBP shkruan se fondi limit për blerje ushqimesh është plot 51.249.800 lekë. Nëse do t’a kthejmë në euro, shuma shkon në rreth 520 mijë euro. Kaq para’ s’janë përdorur për ushqim për trupat speciale, ata që shkojnë në çdo aksion.
Nëse do t’a marrim që vendi ynë tashmë i trajton edhe kafshët me dinjitet, së paku ky Operator duhet të japë shpjegime se sa qen ka Instituti, sa ushqim duan, çfarë do të blejnë?!
Vox News