Rektorja e Kolegjit të Europës Federica Mogherini është vënë në pranga ditën e sotme me 2 zyrtarë të tjerë për mashtrim.
Mbi ta rëndojnë akuzat për keqpërdorimin e fondeve të BE-së në lidhje me një tender për një program trajnimi nëntëmujor për 50 diplomatë të rinj.
Ndërkohë që vitin e kaluar Kolegji i Europës hapi dhe kampusin e saj në Tiranë.

Kryeministri Edi RAMA/ Federica Mogherini në zonën ku po ndërtohet Kolegji Europian i Tiranës!
Pas disa kërkimesh në faqen zyrtarë të kampusit në Tiranë, ku siç shihet dhe nga fotot e mësipërme, faqja është e padisponueshme.
Në webin e Kolegjit të Europës, mund të futesh vetëm në ballinën e saj, por në asnjë nga nënkategoritë e saj.