February 24, 2026
Lajme

SHOKUESE/ Influencierja fut djalin në qese vakuumi për të realizuar një video për rrjetet sociale (VIDEO)

Ngjarje shokuese. Një influencuese ruse ka shkaktuar zemërim të madh në rrjetet sociale, pasi publikoi një video ku fut djalin e saj të vogël brenda një qeseje dhe përdori një fshesë me korrent për të nxjerrë ajrin.

Videoja, e cila u përhap me shpejtësi, tregon momentin ku fëmija i tmerruar thërret “mami”, pasi qesja ngushtohet dhe ajri thithet.

Sipas portalit rus Life, influencuesja 36-vjeçare Anna Saparina e mori ngjarjen me shaka. Autoritetet ruse të mbrojtjes së fëmijëve pritet ta thërrasin për sqarime, pasi eksperimenti mund të ketë vënë seriozisht në rrezik jetën e të miturit.

Reagimet në internet kanë qenë të ashpra, me shumë përdorues që e kanë quajtur Saparina-n “të papërgjegjshme” dhe “jo të denjë për të qenë nënë”.

“Anna Saparina është një abuzuese e neveritshme që duhet të përfundojë në burg për tmerrimin e djalit të saj vetëm për disa klikime”.- shkroi dikush.

Ndërsa një tjetër shtoi: “Kjo është e tmerrshme… Fëmijët nuk duhet të trajtohen si eksperimente!”

Rasti ka rikthyer në vëmendje debatin mbi etikën e “influencerëve familjarë”, të cilët shpesh akuzohen se shfrytëzojnë fëmijët për përmbajtje në platforma si TikTok, Instagram dhe YouTube, duke ngritur shqetësime për sigurinë, privatësinë dhe mirëqenien e tyre.