Çifti i bardhë bëhet viral, pasi sjell në jetë foshnjën me ngjyrë në Tennessee

Një histori e pazakontë nga Tennessee është bërë virale në rrjetet sociale, pasi një çift i bardhë u bë prindër të një djali me ngjyrë, duke hapur menjëherë debate, dyshime dhe reagime të shumta online.

Rachel, një nënë e re, solli në jetë djalin e saj, Cash Jamaal Buckman, më 17 shkurt. Por ajo që tërhoqi vëmendjen e publikut ishte ngjyra e errët e lëkurës së foshnjës, në kontrast të dukshëm me pamjen e prindërve të tij, Rachel dhe i fejuari i saj, Paul Buckman.

Lindja e Cash u kthye shpejt në temë diskutimi, pasi imazhet e fëmijës u përhapën me shpejtësi në rrjet. Shumë përdorues nisën të spekulojnë mbi atësinë, duke ngritur dyshime nëse Paul ishte me të vërtetë babai biologjik.

Përballë komenteve dhe aludimeve, Rachel reagoi publikisht. Ajo sqaroi se mban në gjenetikën e saj ADN të afrikano-amerikanëve, e cila, sipas saj, mund të ketë ndikuar në pamjen e foshnjës. Ajo shtoi gjithashtu se disa foshnja mund të duken më të errëta në ditët e para të lindjes për shkak të ndryshimeve natyrale të pigmentit ose edhe mundësisë së verdhëzës, duke u bërë thirrje komentuesve të tregojnë më shumë mirësi.

Megjithatë, historia vijoi të ngjallë kureshtje dhe humor në internet, duke shkaktuar një valë memes-ash, batutash dhe diskutimesh rreth genetikës, trashëgimisë dhe pamjes së foshnjave të porsalindura.

Pavarësisht zhurmës mediatike, çifti ka zgjedhur të mbajë jetën private të familjes larg spekulimeve, duke mos ofruar detaje të tjera përtej sqarimit të tyre fillestar. Ndërkohë, rasti ka hapur një diskutim më të gjerë mbi mënyrën se si interneti reagon ndaj historive të jashtëzakonshme, shpesh duke kaluar kufijtë e privatësisë familjare.

Cash, që vetëm pak ditëshh, është bërë pa dëshirë një fenomen viral, ndërsa prindërit e tij përpiqen të ruajnë normalitetin dhe gëzimin e ardhjes së tij në jetë, pavarësisht vëmendjes së papritur nga publiku.

Në një botë ku çdo histori merr jetë online brenda pak minutash, kjo ngjarje shërben si kujtesë se prindërimi dhe gjenetika shpesh janë shumë më komplekse sesa duket në një foto.