“Korrupsioni në nivelet e larta politike”, Kongresi i SHBA projektligj për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor: Krijimi i liderëve të rinj!

Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka prezantuar një projektligj të ri të titulluar “Western Balkans Democracy and Prosperity Act”, i cili synon të rrisë tregtinë, investimet dhe mbështetjen politike amerikane për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Projektligji, i depozituar më 10 shtator 2025 në Dhomën e Përfaqësuesve, përfshin Shqipërinë, Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Kroacinë, dhe e cilëson rajonin si kyç për paqen, stabilitetin dhe sigurinë e Evropës.

Pikat kryesore të projektligjit:

Forcimi i demokracisë dhe lufta kundër korrupsionit, përfshirë mbështetje për gjyqësorin, prokurimet publike dhe mediat e pavarura.

Rritja e tregtisë dhe investimeve amerikane në rajon, veçanërisht në energji të pastër, infrastrukturë, bujqësi, teknologji dhe bizneset e vogla.

Ulja e varësisë nga energjia ruse, duke nxitur diversifikimin energjetik dhe burimet e rinovueshme.

Kodifikimi i sanksioneve amerikane për individë dhe subjekte që minojnë stabilitetin, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor.

Raporte të detyrueshme mbi ndikimin destabilizues rus dhe kinez, përfshirë fushata dezinformimi, ndërhyrje politike dhe kërcënime kibernetike.

Mbështetje për sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e infrastrukturës digjitale në vendet e rajonit.

Zgjerimi i programeve arsimore dhe shkëmbimeve, përfshirë universitetet, Peace Corps dhe nisma për të rinjtë.

Krijimi i “Young Balkan Leaders Initiative”, një program i zgjeruar për zhvillimin e liderëve të rinj (18–35 vjeç) në fushat e biznesit, teknologjisë, qeverisjes dhe gazetarisë.

Mbështetje për integrimin euroatlantik, duke riafirmuar përkrahjen e SHBA për anëtarësimin në BE dhe NATO të vendeve që plotësojnë kriteret.

Edhe pse projektligji nuk përmend Shqipërinë me emra konkretë apo raste specifike, ai e përfshin vendin qartësisht në analizën dhe politikat për Ballkanin Perëndimor, duke vendosur theks të fortë në disa problematika që prekin drejtpërdrejt edhe Tiranën zyrtare.

Problemi kryesor sipas Kongresit amerikan: korrupsioni dhe dobësia institucionale

Kongresi e identifikon korrupsionin, veçanërisht në nivelet e larta politike, si pengesën kryesore për zhvillimin demokratik dhe ekonomik të rajonit. Shqipëria, si pjesë e Ballkanit Perëndimor, përfshihet në këtë shqetësim, sidomos në:

prokurimet publike dhe tenderat,

institucionet e pavarura dhe zgjedhjet.

Projektligji thekson se korrupsioni ushqen pasigurinë, dekurajon investimet amerikane dhe europiane dhe dobëson besimin e qytetarëve te demokracia.

Raporti i Kongresit amerikan për 7 vendet e Ballkanit Perëndimor: H.R.5274 – Western Balkans Democracy and Prosperity Act