Me barkun e rrumbullakosur dhe e veshur me rozë, Vesa Vllasaliu ndan momente nga “Babyshower-i” për të bijën! Çastet e ëmbla me Mirlind Dakun

Vesa Vllasaliu, ka ndarë pas disa muajsh momente nga “Babyshower-i” për vajzën e saj, të cilën e solli në jetë në dhjetor të 2025.

Vesa Vllasaliu mirlind daku (2)

Siç shihet edhe në fotot, Vesa është kujdesur që gjithçka në festën për të bijën të jetë rozë, duke filluar që nga veshja e saj.

Vesa Vllasaliu mirlind daku (8)

Krah partnerit të saj, sulmuesit të Kombështares shqiptare Mirlind Daku, Vesa është shfaqur e veshur me një fustan rozë pas trupit, ku dukshëm i dallohet barku i rrumbullakosur.

Vesa Vllasaliu mirlind daku (7)

Festa me miqtë e afërt dhe familjarë të çiftit është zhvilluar më 9 nëntor 2025, rreth një muaj para ardhjes në jetë të vajzës së saj, Miresa.

Vesa Vllasaliu mirlind daku (10)

Kujtojmë se lajmin e bukur e ka ndarë vetë Daku përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka zbuluar edhe gjininë dhe emrin e foshnjës.

mirlind daku baba

Krahas një fotografie ku shihet dora e vogëlushes së porsalindur, Daku ka shkruar: “Elhamdulilah, falënderimi i takon vetëm Krijuesit për këtë ndjenjë. Miresa ime, uroj që të kesh shëndet dhe shumë fat në jetë!”

Vesa Vllasaliu mirlind daku (9)
Vesa Vllasaliu mirlind daku (5)
Vesa Vllasaliu mirlind daku (1)
Vesa Vllasaliu mirlind daku (6)