Misteri, avioni që ruan Presidentin nga sulmet katastrofike shfaqet për herë të parë në fluturim që nga prodhimi i tij në 1970

Mister me fluturimin e “Aeroplanit të Apokalipsit” mbi Los Angeles në SHBA. Ky avion është një qendër komande e plotë e projektuar për të mbrojtur presidentin amerikan dhe Shtetet e Bashkuara nga një sulm katastrofik.

Skenarët dhe teoritë konspirative u nxitën nga shfaqja në qiellin e Los Anxhelosit e një Boeing-u të njohur si “Aeroplani i Apokalipsit”, i cili shërben si një qendër e plotë komande e projektuar për të mbrojtur presidentin amerikan dhe Shtetet e Bashkuara nga një sulm katastrofik.

Deri më tani nuk është dhënë asnjë shpjegim për shfaqjen e tij. Boeing u regjistrua duke u ulur në një aeroport civil në Los Angeles për herë të parë në historinë e përdorimit të tij operativ.

“Aeroplani i Apokalipsit”, siç njihet, u ndërtua në vitet 1970. Ai shërben si një qendër komande fluturimi për zyrtarët e lartë dhe presidentin e SHBA-së në kushte ekstreme krize.

Avioni është ndërtuar për t’i mbijetuar një sulmi bërthamor, ndërkohë që koordinon edhe veprimet ushtarake.

Informacione të pakonfirmuara sugjerojnë një ulje në një aeroport civil për qëllime mirëmbajtjeje.