Top News, televizioni informativ më i ndjekur në Shqipëri dhe Kosovë gjatë dhjetorit 2025 (Matja e audiencës)

Matja e audiencës për muajin dhjetor 2025 konfirmon një prirje të qartë në tregun mediatik shqiptar, ku Top News renditet televizioni informativ më i ndjekur, duke lënë pas të gjitha televizionet e tjera të lajmeve dhe informacionit në Shqipëri.

Sipas të dhënave zyrtare të bazuara në sistemin FlyBox, ku i referohet një kampioni prej 4800 aparatëve të lidhur me televizorin, Top News arrin një audiencë prej 65.7%, me mbi 3,200 shikues aktivë dhe më shumë se 56 mijë orë shikimi gjatë muajit dhjetor. Këto shifra e pozicionojnë qartësisht Top News në krye të televizoneve informative, përpara konkurrentëve si ABC News, News 24, Ora News, A2 CNN, Report TV dhe Euronews Albania.

Përtej përmbajtjes editoriale dhe ritmit informativ, suksesi i Top News lidhet ngushtë edhe me shtrirjen reale dhe të vazhdueshme të kanalit në hapësirat publike. Top News, pjesë e Top Media transmetohet çdo ditë në mbi 2,000 ambiente shërbimi, përfshirë bare, restorante, hotele, institucione publike dhe private, si dhe hapësira pritjeje në Shqipëri dhe Kosovë.

Kjo prani e qëndrueshme e bën Top News burimin më të ekspozuar të informacionit në kohë reale, duke e shndërruar nga një televizion tradicional në një medium referencial të përditshëm, që ndiqet jo vetëm në familje, por edhe në jetën publike dhe profesionale.

Në një treg ku televizionet informative konkurrojnë fort për vëmendjen e publikut, shifrat e dhjetorit tregojnë se Top News ka arritur të ndërtojë një raport besimi dhe vazhdimësie me audiencën, duke ruajtur epërsinë ndaj mediave të tjera informative që operojnë në të njëjtin segment.

Ky pozicionim e vendos Top News si televizionin informativ lider në hapësirën shqipfolëse, me ndikim të drejtpërdrejtë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, duke reflektuar një kombinim të suksesshëm mes përmbajtjes editoriale, aksesit të gjerë dhe pranisë së përditshme në jetën publike.

Paralelisht me lidershipin e Top News në segmentin informativ, Top Channel vijon prej vitesh të mbajë vendin e parë absolut në audiencën televizive në Shqipëri, duke konfirmuar statusin e tij si televizioni më i ndjekur në vend. Sipas të dhënave të dhjetorit 2025, Top Channel arrin një shtrirje prej 80.9% të audiencës, me gati 4,000 shikues aktivë dhe mbi 195 mijë orë shikimi, shifra që përbëjnë një rekord në tregun mediatik shqiptar.

Këto rezultate pasqyrojnë një dominim të qëndrueshëm ndër vite, të ndërtuar mbi prodhime origjinale, formate elitare, informim të besueshëm dhe një raport të konsoliduar besimi me publikun, duke e pozicionuar Top Channel si pikë referimi të padiskutueshme në panoramën audiovizive kombëtare.

Top News, televizioni informativ më i ndjekur në Shqipëri dhe

Matja e audiencës për muajin Dhjetor 2025

©Copyright Vox News