Nuk do i fshihni dot! Edi Rama merr vendimin për të zbuluar gjitha pasuritë e shqiptarëve, ja çfarë do bëhet me to

Këtë javë qeveria mori vendimit për krijimin e kadastrës fiskale. Por çfarë do të thotë kjo për qytetarët?

Nga data 10 shkurt të gjitha bashkitë do të nisin të regjistrojnë rreth 2. 5 milionë pasuri të patundshme të shqiptarëve, duke hedhur të dhënat në një regjistër elektronik.

Ky proces do të shoqërohet edhe me të dhëna konkrete të pronës, mbi sipërfaqen, çmimet referencë të zonës, çmimin real të pronës, detyrimet e mundshme, përjashtimet nga taksat.

Të gjitha këto të dhëna do të kryqëzohen me agjenci shtetërore, si OSHEE, Ujësjellës-Kanalizime etj., për të evidentuar sa më qartë pronat në vend.

“Ky regjistër do të jetë digjital dhe çdo informacion për pronën do të jetë vetëm një klik larg. Pra jemi duke i lënë pas kërkimet për prona në mënyrë manuale, por tashmë do t’i kemi online të gjitha. Ky proces pune ka një qëllim, të zbatohet siç duhet taksa e pronës. Sot që flasim jo të gjitha pronat i nënshtrohet taksimit, pasi autoritete nuk kanë informacion. Madje në disa zona taksimi bëhet dhe aforfre pasi nuk ka të dhëna të mjaftueshme. Ndaj ky regjistër më të gjitha detajet e pronës, do të bëjë që askush të mos i shmanget dot taksimit”, tha Gjergji Begaj, ekspert pronash gjatë një interviste në Vizion Plus në emisionin “E-ZONE”.

Ky proces pune vjen në një kohë kur këtë muaj nis dhe procesi i rivlerësimit, ku mijëra qytetarë pritet të shfaqin interes për të sjellë pronën e tyre ose në vlerën e tregut ose në çmimin e ri të referencës.

Pasi të përfundojë ky proces, do të krijohet një ide më e qartë e vlerës së pronës në të gjithë vendin, çka do i hap rrugë taksimit mbi vlerën e tregut të pasurive të patundshme në vitin 2028.