Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Jasmin Kadriu, ka bërë një rrëfim shokues gjatë një interviste për MCN, duke hedhur akuza të rënda ndaj stafit të produksionit.
Ajo ka treguar një prapaskenë të errët, duke pretenduar se është bullizuar verbalisht brenda dhomës së rrëfimit.
Jasmin tregoi se gjithçka nisi në një ditë kur ajo ishte sëmurë dhe Vëllai i Madh po e injoronte, ndërkohë që u përgjigjej konkurrentëve të tjerë.
Pas një komenti ironik nga një punonjëse e makeup-it, Jasmina u thirr në dhomën e rrëfimit, ku pretendoi se mori një përgjigje denigruese.
“Më thotë: ‘Ti mendon që ne na plas… tr*pi për ty?’”, rrëfeu Jasmina, duke cituar fjalët e personit nga ana tjetër e kamerës. Ajo shtoi se i është kundërpërgjigjur duke kërkuar respekt: “Ti nuk më drejtohesh dot në këtë dhomë mua kështu.”
Sipas saj, mungesa e respektit ishte e përditshme dhe ofendimet ndaj saj, edhe nga banorët e tjerë, nuk transmetoheshin kurrë.
Përveç ofendimeve, Jasmina hodhi dyshime se loja e saj është censuruar qëllimisht.
“Kam parë që nuk ka dalë asgjë. Njerëzit më thonin ‘ke qenë në gjumë’, ndërkohë unë vetëm gjumë që s’kam fjetur aty brenda,” u shpreh ajo.
Ajo gjithashtu aludoi se banorët, si në rastin e Albës, kishin direktiva për të mos u përballur me të, duke e lënë kështu jashtë dinamikave kryesore të shtëpisë.