Ditën e sotme Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për autorët e vrasjes babë e bir, Nezir e Gentjan Beqiri, ngjarje e ndodhur në 15 korrik të 2012.
Burime për mediat bëjnë me dije se do të vijojnë të kryejnë dënimin “burgim të përjetshëm” dy autorët kryesorë të dyshuar për ekzekutimin e babait Nezir dhe djalit të tij, Gentjan Beqiri. Ardjan dhe Florenc Çapja do mbeten përgjithmonë prapa hekurave.
E njëjta masë sigurie është lënë në fuqi dhe për shtetasin Jorgo Leku.
Ndërsa për Klajdi Dokolin, i dyshuar si bashkëpunëtor të këtij krimi, u caktuan 25 vite arrest me burg.
Si ndodhi vrasja:
Vrasja e Nezir dhe Gentjan Beqirit, babë e bir, ndodhi në orët e para të mëngjesit të 15 gushtit 2012 në qytetin e Elbasanit. Nga hetimet e ushtruara u mësua se autorët u futën në banesën e familjes Beqiri dhe i ekzekutuan të dy me armë zjarri, teksa ata flinin.
Trupat e pajetë u gjetën brenda banesës nga autoritetet vendase,.
Hetimet nxorrën në pah se vrasja ishte pjesë e një konflikti të rëndë të ndodhur mes grupeve kriminale në Elbasan, çka çoi më pas në arrestimin dhe dënimin e Ardjan dhe Florenc Çapjas, si edhe të bashkëpunëtorëve të tyre.