Tronditëse/ Trupi i shqiptarit gjendet i pajetë brenda apartamentit, fqinjët njoftuan Policinë: Vinte erë e keqe

Trupi i një 53-vjeçari shqiptar u gjet i pajetë brenda banesës ku jetonte, në Cuneo të Italisë.

Ngjarja kishte ndodhur prej të paktën një jave sipas autoriteteve dhe banorëve të godinës, pasi fqinjët kishin raportuar një erë të vazhdueshme në shkallët e një ndërtese në qendër të Cuneos.

Kur zjarrfikësit dhe karabinierët arritën të hynin në një nga apartamentet e ndërtesës në ‘Via Luigi Gallo’ dy ditë më parë, ata zbuluan shkakun: një trup i pajetë ishte brenda apartamentit.

Hetimet fillestare tregojnë se i ndjeri ishte një burrë 53-vjeçar me origjinë shqiptare, që duket se jetonte i vetëm, pasi askush nuk ishte interesuar për të.

Ai kishte qenë i vdekur prej disa ditësh dhe hetimi paraprak flet për një fatalitet i ardhur prej shkaqeve natyrore, informon “La Stampa“.

Trupi i tij u transferua në morgun e Cuneos dhe priten procedurat e mëtejshme hetimore, si dhe paraqitja e të afërmve të tij pas identifikimit.