Kanë dalë pamjet nga momenti i vrasjes së 31-vjeçarit Egli Pashollari në Tiranë, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë.
Fillimisht krimi u përfol se kishte ndodhur për shkak të ngacmimeve të vazhdueshme që viktima kishte bërë ndaj gruas së autorit të dyshuar, Gazment Buçpapaj, por kjo pistë u rrëzua.
Sipas dëshmisë së gruas së tij, bëhet e ditur se bllokimi i rrugës ka qenë arsyeja e vërtetë e konfliktit.
Mësohet se Buçpapaj, i cili është shpallur në kërkim, i ka rënë borisë për t’i hapur rrugën, por viktima ka dalë nga mjeti dhe i ka sharë e ofenduar.
Egli Pashollari 31 vjeç mbeti i vrarë pak ditë më parë, pasi u qëllua me thikë pas shpine rreth orës 15:40 në rrugën “Kongresi i Lushnjës” pranë zonës së njohur si ish-Parku.
Në momentin e konfliktit, Buçpapaj ka qenë i shoqëruar edhe nga gruaja e tij, e cila ka thënë në Polici se bashkëshorti i saj kishte shkuar për ta marrë në punë, pasi punonte menaxhere në një market në zonën e ish-Parkut dhe për ta çuar për një vizitë mjekësore.
Pasi ka hipur në makinë, sipas saj, rruga ishte bllokuar nga makina e viktimës. Dëshmia e saj hedh poshtë dyshimet e para të policisë që sherri mund të ketë nisur për shkak se viktima kishte ngacmuar gruan e autorit.
Gazment Buçpapaj gjatë konfliktit fizik me Pashollarin, e ka qëlluar këtë të fundit me thikë duke i shkaktuar plagë të rëndë me pasojë vdekjen.
https://www.instagram.com/_u/euronews_albania/?utm_source=ig_embed&ig_rid=37694511-6dbe-4927-9f93-9d66e60cea0e&ig_mid=8C2A69A0-5EED-445A-8853-E4D084DE81B8