Tensionet e fụndit në Lindjen e Mesme mund të jenë vetëm “një provë e vogël” e asaj që pritet të ndodhë, pasi asnjëra palë nuk e ka ndërmarrë ende “sulmin e madh”.
Sipas Ilir Kullës, bota po shkon drejt një përshkallëzimi të rrezikshëm nëse një zgjidhje diplomatike nuk arrihet brenda një afati tejet të shkurtër. Ai tha në “Të Pashoq” se rrezikohet të shkojmë te Lufta e Tretë Botërore.
“Pra, ju me të drejtë thoni çfarë do ndodhë, what’s next. Nëse nuk ka, rrugëdalje nëpërmjet negociatave në një javë, dy javë, maksimumi dy javë, ne dalëngadalë po tërhiqemi drejt një lufte më të madhe, me karakter global. Që do të thotë, që do të thotë hapet mundësia që të përdoren arsenalet bërthamore ose kimike të të dyja palëve. Do të thotë që siç u zgjerua në rajon lufta, mund të kemi dhe një përplasje shumë më të madhe që mund të shkojmë drejt një Lufte të Tretë Botërore. Duhet të bëjmë analizën e gjërave, të fakteve. Sot, kini parasysh që, Irani ka dëshmuar me fakte, me fakte, që pavarësisht miliardave për të ndërtuar mbrojtje ajrore të niveleve shumë të larta, edhe nga Izraeli, por jo vetëm nga Izraeli, por edhe nga amerikanët. Madje dhe sistemet THAAD nuk po funksionojnë. Irani ka ndërtuar një teknologji ushtarake dhe ka aftësi kibernetike dhe i hap rrugën edhe mundësisë së përdorimit të armëve të pista që i quaj unë, armët bërthamore”, tha ai.