Konspiracionisti Alfred Cako ka komentuar ndryshimet e fundit në qeveri, duke pretenduar se lëvizjet lidhen me prapaskena të brendshme dhe ndikime të forta gjeopolitike. Sipas tij, largimi i Belinda Balluku dhe Pirro Vengu është i lidhur me çështjen e tenderit të Porto Romanos dhe me atë që ai e cilëson si sabotim të projekteve strategjike, përfshirë Korridorin VIII. Ai pretendon se kontrata me kompaninë greke për portin nuk do të firmosej dhe se zhvillimet e fundit janë pasojë e këtij procesi. Cako i cilëson të dy ish-zyrtarët si figura me orientim pro-grek dhe argumenton se në skenën shqiptare ka pasur një zhvendosje ndikimesh të jashtme. Ai hedh dỳshime edhe mbi rolin e Elisa Spiropali, duke sugjeruar se lëvizjet brenda Partia Socialiste mund të lidhen me ndërhyrje apo interesa të aktorëve ndërkombëtarë.
Ja çfarë thotë Alfred Cako për ndryshimet në qeveri
“Kam qenë i pari që kam thënë që Belinda Balluku do goditet për shkak të sabotimit të korridorit tetë dhe sabotimi ka filluar që në pikën hyrëse, se korridoret nuk kanë rëndësi edhe me 16 korsi të jenë në qoftë se s’kanë portet në rregull. Që me portet unë të thashë që ajo po goditet sepse i ka dhënë portin një kompanie greke dhe përdori për këtë dhe Pirro Vengun, i cili organizoi si drejtor i portit ato tenderat për t’ia dhënë Archirodonit dhe kam thënë që ajo nuk do firmoset.
Ajo nuk do firmoset dhe Archirodon nuk do ta marrë Porto Romanon. Do gjendet një mënyrë që të mos firmoset ajo kontratë dhe të kam thënë që Pirro Vengu mund të ikë në një ditë me Belinda Ballukun ose mund të ikë edhe më përpara Pirro Vengu sesa Belinda Balluku. Të dy kanë qenë asete të Greqisë dhe kanë qenë njerëz që simpatizonin Greqinë në të gjitha lëvizjet e tyre dhe sigurisht ka rënë Greqia dhe është ngritur sionizmi në penetrimin në Shqipëri. Për Spiropalin, ka disa mundësi për mendimin tim: mund të ketë lidhje me ndërhyrjen e gjermanëve për shkak të një emërimi të çuditshëm që një rus është emëruar në ambasadën shqiptare në Gjermani; mund të jenë sionistët të cilët janë karrigia e fundit ku po mbështetet Rama; mund t’ia kenë parashikuar fundin Ramës dhe si njeri i tyre i preferuar, për shkak se ata i japin një rëndësi shumë të madhe dy partive kryesore, PD-së dhe PS-së për t’i kontrolluar, mundet që parashikojnë fundin e Ramës pas arrestimit të Belinda Ballukut dhe mundet që i kanë thënë Ramës ta dërgojë të merret me partinë për të marrë Partinë Socialiste.
Nga ana tjetër, ministrat e rinj të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Brendshëm, dy pastorët, janë të dy sionistë dhe duket që duan të fusin duart te industria ushtarake ta kontrollojnë duke parë që Rama është shumë i dobët dhe po qëndron në fije të perit. Ata e mbajnë si një palaço cirku dhe e nxjerrin para shqiptarëve duke e përdorur. Ata duan të kontrollojnë industrinë ushtarake, infrastrukturën dixhitale të Shqipërisë, duan të shtien në dorë paranë dixhitale e cila Rama e ka pompuar disa herë.
Pra çfarë lloj qeverie vjen? Një qeveri shumë e dobët në këtë prag konflikti botëror të mundshëm në qoftë se fillon lufta në Lindjen e Mesme dhe në Evropë-Rusi, siç unë e mendoj që do të ketë luftë dhe nuk ka paqe. Rama vuri ministër të jashtëm Ferit Hoxhën, një megaloman që dilte në OKB e fliste kundër Rusisë me pathos. Ky tërhoqi dhe Ramën në ato politikat e megalomanisë dhe Rama dukej si Enver Hoxha te libri ‘Dimri i madh’ i Kadaresë. Doli atje kundër ambasadorit rus dhe i kërkonte llogari me një shtet 1.5 milionë shqiptarë; e përdornin si zar. Unë nuk them të dalim kundër Izraelit apo SHBA-së, por duhet t’i trajtojmë si zjarri: mos i rri as shumë afër se digjesh, as shumë larg se ftohesh.”