I eliminuari i mbrëmshëm nga “Big Brother VIP”, Ardit Murataj, ka tronditur sot në “Fan Club” me deklaratat e tij rreth krisjes së miqësisë me Mirin, personin me të cilin njihej prej vitesh jashtë shtëpisë.
Arditi ka zbuluar një moment tensioni dhe presioni psikologjik, ku protagonist ka qenë Rogerti, por “regjisor” sipas tij ishte heshtja e Mirit.
Ai tregoi se Rogerti i është drejtuar me fjalë kërcënuese në emër të miqve të Mirit.
“Më thoshte edhe Rogerti: ‘Të presin dy shokë të Mirit jashtë, shiko çfarë kanë për të të bërë ty ata, se ti preve Mirin në besë’,” – rrëfeu Arditi, deklaratë që ishte thënë edhe vetë nga Miri më parë.
Ajo që e ka lënduar më shumë Arditin nuk ka qenë Rogerti, por fakti që Miri, miku i tij, ishte aty dhe nuk reagoi nga ky presion që kalonte kufijtë e lojës.
“Minimalisht Miri duhet të kishte lënë lojën për 5 sekonda, t’i kthehej Rogertit për atë gjë që më tha mua… dhe pastaj të më thoshte: ‘Ardit vazhdojmë prapë aty ku ishim’,” – u shpreh ai i revoltuar.
Sipas Arditit, Miri e “shiti” brenda shtëpisë duke krijuar idenë se ai ishte spiun, dhe madje edhe në momentin e daljes, kur i dha dorën, i tha me nënkuptim: “Shko tako shokët”.