Sali Berisha merr hak ndaj Ervin Salianjit, ia pret “vrullin” për kryetar

Pas deklaratës së bërë nga Ervin Salianji, se do të garojë për drejtimin e Partisë Demokratike, është bërë një reagim nga kjo e fundit. E cila i ka “prerë vrullin” ish-deputetit, duke ù shprehur se nuk mund të kandidojë për drejtimin e forcës politike pasi nuk është më anëtar i saj.

“Salianji nuk mund të kandidojë, nuk është më anëtar PD”, thuhet në përgjigjen e sekretarit të përgjithshëm të PD-së për Report Tv.

Ndërkohë në udhëzimin e shpërndarë nga Partia Demokratike për rifreskimin e listave të anëtarësisë thuhet se nuk konsiderohen anëtarë të kësaj partie ata që: “ Kanë punuar kundër interesave të Partisë Demokratike në fushatat zgjedhore, duke u angazhuar në forma të ndryshme pro kundërshtarëve tanë politikë; apo ata që , me qëndrimet e tyre publike dhe politike kanë vepruar kundër vijës politike të Partisë Demokratike, kanë bashkuar votat/qëndrimet me kundërshtarët tanë politikë për çështje shumë të rëndësishme në nivelin vendor apo qendror”.

Salianji prej kohësh tashmë “noton” kundër rrymës së Partisë demokratike, me takimet e organizuara në qytete të ndryshme të vendit, teksa Berisha e kla quarter atë të vetë-përjashtuar me argumentin se ka shkelur “vijat e kuqe dhe ka bashkëpunuar me krimin”.

Kujtojmë se anëtarësia e Partisë Demokratike do të votojë më datë 23 Maj për kryetarin e ri (ose jo) të kësaj force politike, më e madhja në opozitë, vendim ky imarrë këtë të hënë në mbledhjen e Kryesisë së partisë.Menjëherë pas këtij procesi të rëndësishëm, në javën e parë të Qershorit, më datë 6, demokratët do të mbledhin edhe Kuvendin Kombëtar, organi më i lartë vendimmarrës i Partisë, që përbëhet nga 1100 (një mijë e njëqind) anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendet e degëve të PDSH sipas një numri të përcaktuar për çdo degë nga Kryesia e PDSH.