Gafë, mosdije apo i shpëtoi e vërteta padashje? Ministria e Shëndetësisë “korrigjon” ministren Evis Sala

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka reaguar pasi ministrja Evis Sala ka pranuar se pas datës 20 të çdo muaji, pacientët në spitale përballen me mungesë të shërbimit të analizave nga ana e koncesionarit.

Ministria thotë se shërbimi i analizave, vijon normalisht dhe pa asnjë ndërprerje, veçanërisht për ekzaminimet e urgjencës, të cilat kryhen në çdo kohë.

Po ashtu, Ministria thekson se strukturat  shëndetësore janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.

Institucionet përgjegjëse mbeten plotësisht të angazhuara për të garantuar vijimësinë e shërbimeve”, theksohet në njoftim.

Tani nuk dihet kush thot të vërtetën, ministrja Evis Sala apo Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Aktualisht nuk ka asnjë ndërprerje të kryerjes së ekzaminimeve laboratorike në spitalet rajonale dhe spitalet universitare në vend.

Shërbimi vijon normalisht dhe pa asnjë ndërprerje, veçanërisht për ekzaminimet e urgjencës, të cilat kryhen në çdo kohë, duke garantuar trajtimin e menjëhershëm të pacientëve në nevojë.

Strukturat  shëndetësore janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës, duke vlerësuar fluksin e pacientëve, profilin e sëmundshmërisë dhe sëmundjet bashkëshoqëruese, me qëllim ofrimin e një kujdesi të integruar dhe cilësor për çdo pacient.

Institucionet përgjegjëse mbeten plotësisht të angazhuara për të garantuar vijimësinë e shërbimeve, cilësinë e tyre dhe reagimin në kohë ndaj çdo nevoje për shërbim shëndetësor laboratorik dhe jo vetëm”.