E rëndë në Itali! Nëna me tre fëmijët hidhet nga kati i katërt i pallatit, njëri prej tyre mbijeton, por…

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Catanzaro, ku një grua 46-vjeçare është hedhur nga dritarja e banesës së saj në katin e tretë së bashku me tre fëmijët. Sipas autoriteteve italiane, gruaja dhe dy prej fëmijëve – një djalë 4 vjeç dhe një foshnje 4 muajshe – kanë humbur jetën menjëherë në vendngjarje. Vajza tjetër, 5 vjeçe, është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje kritike në repartin e kujdesit intensiv.

Ngjarja ka ndodhur në një apartàment në Via Zanotti Bianco, ku familja jetonte prej kohësh. Ende nuk janë sqaruar plotësisht motivet e kësaj tragjedie, por mediat lokale raportojnë se gruaja kishte shfaqur më herët probleme të lehta të shëndetit mendor.

Fqinjët e kanë përshkruar atë si një person të qetë, të rezervuar dhe të përfshirë në praktikë fetare, duke e bërë ngjarjen edhe më të vështirë për t’u kuptuar nga komuniteti.

Në momentin e ngjarjes, bashkëshorti ndodhej gjithashtu në banesë. Sipas raportimeve, ai është zgjuar nga zhurmat dhe ka dalë menjëherë jashtë, duke u përpjekur të ndihmojë fëmijët përpara se të mbërrinin shërbimet e emergjencës.

Autoritetet italiane po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie familjare.