“’Merr taksi’ më thotë faturino!”- Qytetarja e përlotur ngre shqetësimin për transportin publik: Në Tiranë ndihem e fyer! Invalidët nuk respektohen

Në një prononcimi për “Panorama TV”, një qytetare ka ngritur shqetësimin e saj lidhur me mënyrën se si trajtohen personat me aftësi të kufizuara në transportin publik në Tiranë, konkretisht lidhur me sjelljen e nga ana e stafit të autobusëve.
Ajo tregon se, ndonëse në disa ràste ekzistojnë kushtet bazë për, mungesa e vëmendjes dhe e sjelljes së duhur nga ana e shoferëve dhe faturinove e bën të vështirë përdorimin e autobusëve.

“Unë nuk jetoj këtu, vij për pushime, jam invalide siç e shikon. Më bën përshtypje që kur hipi në autobus kur s’kam mundësi të marr taksi, si shoferi, herë pas here, kalon dhe nuk ndalon fare. Faturinot janë kaq të… nuk e di, ose duhet t’u bëjnë ndonjë specializim që invalidët nuk e kanë të ndaluar të hipin në autobus. Kanë dhe vendin e posaçëm për karrocën, apo për çdo lloj mjeti invalidësh”, thotë ajo.

Qytetarja thekson se ndihet e fyer nga mënyra se si trajtohet në kryeqytet, ndërsa shton se problemi nuk lidhet vetëm me infrastrukturën, por mbi të gjitha me sjelljen njerëzore.

“Në Tiranë unë ndihem komplet e fyer. Kushtet i kanë, iu mungon platforma për të hipur te dera. Hajd se atë s’po e kërkoj, por sjelljen e tyre. Njëri më tha sot “ec”, tha. Shoferi nuk sheh a zuri vend apo jo invalidi. Ndoshta nuk është i detyruar ta bëjë, por bota jashtë e bën. Nuk e di, është një kërkesë, për mendimin tim, e realizueshme, jo e parealizueshme dhe të më ofendojë faturino, të më thotë “merr taksi po deshe, nëse do””, tha zonja mes lotësh për “Panorama TV”.

Qytetarja i bëri thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë për të përmirësuar situatën, duke theksuar se problemi është në disa linja të transportit në qytet.

Qytetarja: Unë nuk jetoj këtu, vij për pushime, jam invalide siç e shikon. Më bën përshtypje që kur hipi në autobus kur s’kam mundësi të marr taksi, si shoferi, herë pas here, kalon dhe nuk ndalon fare. Faturinot janë kaq të… nuk e di, ose duhet t’u bëjnë ndonjë specializim që invalidët nuk e kanë të ndaluar të hipin në autobus. Kanë dhe vendin e posaçëm për karrocën, apo për çdo lloj mjeti invalidësh.

Në Tiranë unë ndihem komplet e fyer. Kushtet i kanë, iu mungon platforma për të hipur te dera. Hajd se atë s’po e kërkoj, por sjelljen e tyre. Njëri më tha sot “ec”, tha. Shoferi nuk sheh a zuri vend apo jo invalidi. Ndoshta nuk është i detyruar ta bëjë, por bota jashtë e bën. Nuk e di, është një kërkesë, për mendimin tim, e realizueshme, jo e parealizueshme dhe të më ofendojë faturino, të më thotë “merr taksi po deshe, nëse do”. I thashë nuk po më hapin rrugë, se dhe njerëzit nuk i krijojnë kushtet, ndonjë ma jep dorën dhe ulem. “Ec”, më thotë faturino, i thashë “a të rrëzohem këtu?”. Jam shumë e prekur, jam lidhur dhe rritur në këtë vend. Unë jam e sëmurë, kurohem në Francë. Por një sjellje e tillë në vendin tim, ku vij me shumë dëshirë, më prek.

Dhe kontrollorit ia hapa si temë që t’u thonë faturinove të jenë më të sjellshëm me invalidët, t’i ndihmojnë, t’u japin dorë. Siç veprohet në botë. Më tha nuk jam për këtë punë. Unë bëj thirrje, një kërkesë atij organi që merret me këtë punë, t’i instruktojë pak këta njerëz kur i marrin në punë dhe u japin detyrën. Unë banoj te “Gjuhët e Huaja”, dhe janë të gjitha linjat që vijnë nga Sauku. Kudo është. Marr autobusin dhe shpesh herë nuk hipi sepse nuk më krijojnë kushtet. U mungon mirësjellja, u mungon dëshira për t’i ndihmuar, që e kanë për detyrë, sipas mendimit tim. “Shko merr taksi”, në formë urdhri. Më vjen keq të bëj vërejtje, sepse Shqipëria dhe Tirana, se kam shëtitur në disa qytete, kanë shumë avancime, por mungon thelbi. Më vjen keq për të sëmurët.