TIRANË – Deputeti i Lushnjes, Saimir Korreshi, i njohur për stilin e tij unik dhe deklaratat pa doreza, ka hedhur “bombën” e radhës që po bën xhiron e mediave sociale. Këtë herë nuk bëhet fjalë për çmimin e prasit apo problemet e bujqësisë, por për një ngjarje “rozë” që përfshin pishinat e Tiranës dhe skena që ai i quan të frikshme.
Skandali që nisi me “Oh, oh, oh…”
Gjatë një deklarate që është bërë virale në YouTube dhe TikTok, Korreshi ka përshkruar me tone ironìke dhe mjaft pikante atë që ndodh në ambientet e pishinave gjatë natës apo në festa të caktuara. Me shprehjen tashmë hit, “Oh, oh, oh, në pishinë”, deputeti lë të kuptohet se ka parë skena që nuk i përshtaten etikës, duke zbuluar prapaskenat e jetës së natës që shpesh mbeten larg syrit të publikut.
“Skena të frikshme dhe degjenerim”
Korreshi, në stilin e tij karakteristik, nuk ka kursyer as ironinë ndaj personazheve që sipas tij “humbasin kontrollin” në këto ambiente. Ai flet për një situatë ku argëtimi kalon në degjenerim, duke i cilësuar pamjet si “të frikshme” për një shoqëri normale.