Çfare po ndodh?! SHBA vendos tre aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme, mbi 200 avionë dhe 15 mijë trupa

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur për herë të parë që nga viti 2003 tre aeroplanmbajtëse njëkohësisht në Lindjen e Mesme, duke rritur ndjeshëm praninë e tyre ushtarake në rajon.

Sipas U.S. Central Command, aktualisht në zonë operojnë USS Abraham Lincoln (CVN-72), USS Gerald R. Ford (CVN-78) dhe USS George H.W. Bush (CVN-77).

Flota shoqërohet nga një nùmër i madh anijesh luftarake dhe avionësh ushtarakë, përfshirë F/A-18, F-35C dhe avionë të luftës elektronike, me një prani totale prej mbi 15,000 trupash.

Sipas raportimeve, kjo është një nga dislokimet më të mëdha detare amerikane në rajon në më shumë se dy dekada, në një periudhë tensionesh të larta gjeopolitike.

Zyrtarët amerikanë e konsiderojnë këtë lëvizje si një masë strategjike për forcimin e gatishmërisë ushtarake dhe mbrojtjen e interesave në Lindjen e Mesme.

Posted on Categories Lajme