Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar ashpër pas aksidentit të rëndë në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë.
Në një postim në rrjetet sociaIe, Balla e ka cilësuar drejtuesin e automjetit si “terrorist”, duke theksuar se ngjarja nuk mund të konsiderohet thjesht një aksident rrugor.
“Ngjarja tragjike në Durrës nuk është aksident rrugor. Autori nuk është një shofer në timon, por një terrorist”, shkruan ai.
Sipas të dhënave paraprake, tre fëmijët ndodheshin në trotuar kur automjeti tip “Benz”, i drejtuar nga Nikoll Radaçi, dyshohet në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe i ka përplasur.
Pas ngjarjes, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i aksidentit, duke mos u dhënë ndihmë të miturve, ndërsa më vonë është arrestuar nga policia.
Hetimet për rrethanat e plota të tragjedisë vijojnë.