Mateo dhe Brikena janë një nga çiftet që po komentohen gjithnjë e më shumë në rrjetet sociale për raportin e tyre.
Së fundmi, çifti ka bërë një lëvizje të papritur në Instagram, pasi të dy kanë bërë “unfollow” ndaj njëri-tjetrit.
Ky veprim vjen pas një postimi që Brikena ndau dje në InstaStory, ku publikoi një foto në makinë të shoqëruar me një emoji zemre të thyer.
Këto lëvizje kanë ngritur dyshime dhe spekulime te fansat, të cilët mendojnë se mes çiftit mund të ketë një krisje momentale ose edhe një ndarje.
Ajo që tërheq edhe më shumë vëmendjen është se dyshja kanë fshirë të gjitha foto që kanë pas me njëri-tjetrin, përveç Mateos që foton e profilit ende se ka hequr.
Deri më tani, as Mateo dhe as Brikena nuk kanë reaguar publikisht lidhur me situatën.