“Planifikuan ndërtimin e rreth 30 vilave dhe të një hoteli”, Artan Hoxha tregon se si del emri i Samir Manes në dosjen “Aruba”

Gazetari Artan Hoxha tregoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, pjesë nga dosja e SPAK për “Arubën” ku përmendet emri i biznesmenit Samir Mane.

Bëhet fjalë për rregjistrime të vitit 2021 ku përmendet emri i tij nga disa personazhe, biznesmenë që implikohen në dosjen e trafikut të drogës dhe investimit të parave në fushën e ndërtimit.

“Në bisedën e datës 12 shkurt 2021 evidentohet fakti se bashkëbiseduesit lidhur me mundësinë e dhënies së një shume parash që varion nga 2-3 milionë euro shtetasit Samir Mane dhe dhënies së lejes së ndërtimit nga ky i fundit për projektin rezidencial në pronën e personit nën hetim Alfredo Hamzait.

Sipas komunikimit shtetasit kanë planifikuar ndërtimin e rreth 30 vilave dhe të një hoteli.

Ndërmjetës në këtë komunikim midis shtetasit Samir Mane dyshohet të jetë shtetasi Ilir Shtufi. Në bisedën e datës 24 shkurt 2021, personi nën hetim Artur Koçeku ui shkruan Alfredo Hamzait dhe jep edhe indentifikimin aty”- tha Hoxha.