Super Ernest Muçi! SuImuesi i Shqipërisë s’di të ndalet në Turqi, “gatuan” golin e Mo Salah (Video)

Ernest Muçi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Trabzonspor po luan në transfertë përballë Amedspor. Sfida e vlefshme për javën e 3-të të Superligës turke, ka mbyllur pjesën e parë 1-1.

Ishte Ernest Muçi ai që asistoi në golin e vetëm për të tijët deri në këto momente.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptari dha një pasim perfekt për Mohamed Salah, me këtë të fundit që çoi topin në rrjetë.

Ky është asisti i dytë i shqiptarit për ish yllin e Liverpool. Duket se Trabzonspor ka gjetur dyshen ideale, e cila në këtë start-sezoni po bën mjaft mirë.

VIDEO