PAMJET nga shpërthimi i karburantit në Brryl, kush janë 3 punonjësit e pIagosur (EMRAT)

Pamjet që shikoni në fotot e mëposhtme janë nga ngjarja e regjistruar mëngjesin e sotëm, në Brryl, Tiranë, ku depozita e karburant Eida shpërtheu në flakë.

Siç mund të shihet dhe nga pamjet zjarri ka shkrumbuar totalisht karburantin, si dhe një godinë një katëshe që ndodhej pranë tij.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur 3 punonjës të biznesit, Vlerim Hakballa, 22-vjeç, Rozart Abazi, 30-vjeç dhe Aurel Xhanaj, të cilët janë dërguar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Po ashtu si pasojë e ngjarjes, në këtë zonë është bllokuar përkohësisht qarkullimi. Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.