Një shpërthίm ka ndodhur në zonën e Brrylit te një pikë karburanti Eida.
Burime bëjnë me dije se ka shpërthyer një depozitë e pikës së karburantit, për pasojë është shembur një godinë një katëshe.
Si pasojë e shpërthimit të lënduar kanë mbetur 3 punonjës, të cilët po marrin ndihmë mjekësore.
Policia, ambulanca dhe zjarrfikësit janë në vendngjarje për të neutralizuar çdo rrezik të mëtejshëm, teksa qarkullimi në zonë është bllokuar.