Tragjedi në Venecia/ Çifti i sapomartuar përfshihen në aksident me varkë. V¤ es grυαja shtat zënë, bashkëshorti në kοmα

Një çift i sapomartuar është përfshirë në aksident tragjik në kanalin e Venecias, ku gruaja 26-vjeçare humbi jetën, ndërsa bashkëshorti i saj 25-vjeçar ndodhet në koma.

Gabriella Querino dhe Sean Michieli po udhëtonin me një varkë të vogël të shtunën në mëngjes, kur u përplasën me një mjet ujor rreth pesë tonësh.

Përplasja shkaktoi fundosjen e varkës. Për pasojë, gruaja ndërroi jetë, ndërsa bashkëshorti është në gjendje kritike në koma.

Trupi i Gabriellës, me origjinë braziliane, u gjet rreth orës 09:00 nga një banor pranë ishullit Campalto, pas tre ditësh kërkimesh.

Venezia2

Policia, zjarrfikësit dhe zhytësit kishin vijuar operacionin për gjetjen e trupit të saj, por rrymat e forta dhe shikueshmëria e dobët vështirësuan ndjeshëm kërkimet.