Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla ka reaguar në lidhje me hetimet dhe masën e dhënë nga GJKKO, me kërkesë të SPAK, ndaj Vlora Hysenit, që deri një ditë më parë mbante detyrën e kreut të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH).
Kulla thekson se gjëja më e rëndë në çështjen e Hysenit, ishte se ajo pagùhej për të ditur çdo gjë, por nuk e dinte se po arrestohej vetë.
“Gjëja më e rëndë në këtë çështjen e ish drejtoreshës së SHISH nuk janë akuzat ndaj saj, por fakti që ajo paguhej për të ditur çdo gjë dhe nuk dinte që po arrestohej vetë!”, është shprehur eksperti.
Ndaj Vlora Hysenit, Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, me kërkesë të SPAK, vendosi dy masa sigurie “arrest shtëpie” dhe “pezullim nga ushtrimi i funksioneve publike”. Ajo dyshohet se ka ndihmuar Ergys Agasin me informacione shtetërore teksa ndodhej në arrati.
Sipas Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Vlora Hyseni është nën hetim dhe dyshohet se ka kryer dy vepra penale, përkrahje të autorit të krimit dhe zbulim të akteve sekrete, lidhur me aferën e AKSHI, ku Ergys Agasi dyshohet se kishte krijuar një grup kriminal që vepronte brenda këtij institucioni. Sipas prokurorëve, janë zbuluar komunikimeve mes saj dhe Agasit edhe gjatë kohës që ishte në arrati.
Në kuadër të të njëjtin aksion të SPAK, u arrestua dje edhe Embro Sulejmani, punonjës i Agroturizëm “Kodra e Kuajve”, që ndihmonte Agasin në arrati, si dhe Fatjon Kalluçi, Përgjegjës Sektori në Institutin të Policisë Shkencore, që dyshohet se nxjerrje te dokumenteve sekrete. SPAK urdhëroi gjithashtu dhe kontrollin e banesës dhe atë personal për ish Drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda.