Rama mesazhe BE-së: Nëse lini Shqipërinë në baltë, do jetë dështimi juaj më i madh

Kryeministri u bëri thìrrje vendeve europiane që të mos e lënë sërish pas dore rajonin, duke paralajmëruar se pasojat do të ishin më të mëdha se një dështim i thjeshtë politik.

“Krahasuar me vendet europiane, ne kemi përparësi, sepse ende ne e dashurojmë BE-në. Nuk ndodh fiks kështu me vendet tuaja, ku më shumë merret si e mirëqenë BE-ja, sikur të ishte matesë.

Ndërsa ne jemi plotësisht të angazhuar. Ne debatojmë shumë gjëra këtu brenda, në vendin tonë. Çdo ditë e kemi kapacitetin për të gjetur arsye që të mos jemi dakord me njëri-tjetrin, ama për një gjë kemi rënë dakord, që duam të jemi pjesë e Europës.

Ndaj ne shpresojmë shumë, unë shpresoj shumë, që ju të mos na lini përsëri në baltë. Sepse në këtë kohë, po të lihemi ne në baltë, shkon përtej të lënit në baltë të një vendi, por është të lësh në baltë vetveten. Nëse Europa do të lërë në baltë Ballkanin perëndimor, nuk do jetë thjeshtë dështim, por do jetë dështimi më madhor”, tha Rama.