Arbitri irIandez dhe VAR-i “mbyllën sytë” për kontaktin në zonë, ja si Shqipëria u “vodh” hapur në Ligën e Kombeve (Video)

Humbja e Shqipërisë përballë Finlandës ka kaluar në plan të dytë, ndërsa i gjithë fokusi përqendrohet te minuta e 79-të.

Mesfushori i Finlandës, Adam Markhiev, jo shumë i interesuar për topin, rrëzon në hyrje të zonës sulmuesin shqiptar, Myrto Uzuni.

Kontakti u evidentua qartë. Edhe pse arbitri irlandez, Hennessy, ishte shumë pranë aksionit, fillimisht ndëshkoi me karton të verdhë lojtarin beratas, me arsyetimin e simulimit.

Por çudia shkoi më tej. Pas komunikimit me VAR, u mor vendimi për pozicion jashtë loje, ndërsa Uzuni e kishte topin nën kontroll, pa e pasuar askund.

Habia e këtij rasti u pasqyrua edhe nga trajneri Rolando Maran në zonën e prononcimeve, i cili e përkufizoi me frazën: “E pashpjegueshme”.